Në Budapest sot është duke u zhvilluar dita e dytë e Grand Slamit ku janë duke garuar xhudistët kosovarë Laura Fazliu e Akil Gjakova.
Laura Fazliu shënoi fitore spektakolare ndaj xhudistes serbe, Anja Obradoviq. Ajo këtë meç e fitoi me ippon.
Laura Fazliu garon në kategorinë 63 kilogramë.
Kurse, në raundin e dytë Laura Fazilu do të përballet me hungarezen Szofi Ozbas./21Media
