Largohet për shkaqe familjare trajneri i FC Shkupit, Cihat Arslan

TË FUNDIT

Kur ekipi i FC Shkupit po merrte formë dhe stabilitet këtë sezon që sapo ka filluar në kampionatin vendas, ndodhi e papritura në stafin teknik. Trajneri Cihat Arslan për shkaqe familjare është detyruar të lërë skuadrën dhe është kthyer me urgjencë në vendlindjen e tij pranë familjes.

“Kryesia e klubit, futbollistët dhe i gjithë stafi falënderon trajnerin Arslan për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar gjitha të mirat dhe suksese të mëtejme.”- thuhet në njoftimin e stafit të FC Shkupit.

Ndërkohë kryesia e FC Shkupit tani më ka nisur bisedimet me disa trajnerë potencial për të zëvendësuar Cihat Arslanin.