Largohet një sponsor nga FFM-ja, “VLT” ndërpreu bashkëpunimin

TË FUNDIT

VLT ndërpreu bashkëpunimin me Federatën e futbollit të Maqedonisë dhe nuk do të jenë më sponsor, përcjell TV21. Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë – Casinos Austria përmes një shkrese ka njoftuar federatën se e ndërpret Marrëveshjen për shkak të kushteve të paparashikuara të cilat dhënësi nuk mund t’i parashikonte para lidhjes së saj. Nuk dihet nëse kjo ndërprerje e bashkëpunimit është presion dhe ka të bëjë me rastin që ndodhi para disa ditëve kur kryetari i federatës u sulmua nga disa persona të panjohur.