Samsungu ka lansuar dy telefonat më të ri të mençur të tij: Galaxy S6 Edge+ dhe Galaxy Note 5.
Të dy telefonat kanë një ekran me madhësi prej 14.5 cm dhe janë zbuluar më herët se gjenerata e tjera të këtyre telefonave, transmeton Koha.net. Lansimi është bërë për shkak të rënies në fitimet e tremujorit të fundit nga kompania elektronike e Samsungut.
Samsungu ka lansuar telefonat përmes një konference sot në New York, raporton BBC.
Ashtu si versionet e mëparshme të Note edhe versioni i ri vjen me një laps, i cili e bën më të përshtatshëm kryerjen e funksioneve.
Telefoni ka skajet metalike dhe një xham për t’i dhënë një ndjeshmëri më të madhe.
Note 5 ka një procesor Exnyos 7420, me kamerë 16 megapixel, 5 mega pixel kamerë përpara, 4 GB RAM. Bateri prej 3,000 mAh, Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac. Bluetooth v4.2m NFC dhe USB 2.0.
Kurse Galaxy S6 Edge+ ka një ekran prej 1.5 centimetra më të madh se telefona paraprak, me rezistencë më të madhe ndaj gërvishtjes, me të njëjta performanca të tjera si Note 5.
Note 5 nuk do të lansohet për Evropë, së paku jo tani për tani, ky vendim është marrë vetëm për shkaqe të marketingut.
Kompania ka marrë vendim që të lansojë më herët telefonat e rinj, pasi në shtator rivali i tyre më i madh Apple do të lansojë dy telefonat e tyre të rinj.
