Lajmi për shtetësinë shqiptare të Dua Lipës “pushton” mediat botërore

TË FUNDIT

Dhënia e shtetësisë shqiptare për këngëtaren me famë botërore Dua Lipa ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare si Washington PostDailyMailThe Guardian etj, të cilat shkruajnë mbi ‘ndjenjën dhe gëzimin e papërshkrueshëm” që ka përjetuar artistja nga Kosova.

Shtetësia shqiptare këngëtares iu dha nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ndërsa ceremonia e betimit u bë nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Dua Lipa mori shtetësinë në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë për rolin e saj në përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj.

“Do të jem edhe unë një shqiptare me letra”, tha Lipa përpara se të bënte betimin për shtetësinë në bashkinë e Tiranës.

“Është një gëzim i madh i papërshkrueshëm me një pranim të tillë, dashuri dhe gjithçka”, tha Lipa.

Lipa ka lindur në Londër në vitin 1995 nga prindërit emigrantë shqiptarë Anesa dhe Dukagjin Lipa nga Kosova. Dua Lipa do të përfundojë turneun e saj vjetor të koncerteve në sheshin kryesor Skënderbej të Tiranës më 28 nëntor për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë.

error: Content is protected !!