Boksieri shqiptar Florian Marku ka triumfuar sot kundrejt Maxim Prodan.
Marku pasi përfundimit të 10 raundeve, u shpall fituesi i meçit të sotëm në kategorinë ‘walterweight’.
Marku ishte më i mirë sesa ukrainasi Prodan pothuajse në të gjitha raundet dhe kështu në fund me vendim të jurisë, ai e fitoi këtë meç.
Një gjyqtar i dha pikë Prodan, por dy të tjerët i dhanë pikët për shqiptarin Florian Marku i cili sonte u shpall kampion.
Ndeshja që u luajt në stadiumin “Tottenham Hotspur Stadium” kishte në prezencë shumë tifozë shqiptarë, të cilët i dhanë forcë Markut.
E Marku në skenë zgjodhi të ngjitet me këngën e reperit, Noyzi, transmeton TV21.
Gjatë natës së sontme do të ketë edhe një meç të madh të boksit botëror në kategorinë e rëndë.
Britanezi Anthony Joshua sonte zbret në ring të përballet me boksierin ukrainas Alexander Usyk.
