Emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak sot është takuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi me të cilin ka biseduar për vazhdimin e procesit të dialogut në Bruksel.
Takimi i Lajçakut me Bislimin është zhvilluar në Vjenë.
“I kënaqur për një takim konkret dhe konstruktiv për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi sot në Vjenë. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet tona javën e ardhshme në Kosovë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
