Lajçak e Escobar nesër në Kosovë

TË FUNDIT

“Kjo vizitë nuk do të ketë risi, asociacioni do të jetë pjesë e diskutimeve”

Vizita e të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që do të fillojë nesër nuk pritet të sjellë risi për procesin e dialogut, vlerësojnë njohës të këtij procesi. Sipas tyre, këta të dërguar do të kërkojnë që palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve, si dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të jetë temë e diskutimit./21Media