Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë dhe kryesuesi në detyrë i OSBE-së, Miroslav Lajçak më 18 dhe 19 qershor do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.
Gjatë vizitës Lajçak do të takohet me shefin e shtetit Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev , me ministrin për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
Gjithashtu Lajçak do të takoj edhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Gjatë vizitës dy ditore Lajçak do të takohet edhe me përfaqësues të sektorit civil por do të vizitojë edhe Institucionin për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të rinjve.
