Laboratori kinez pohon se është e sigurtë vaksina e tyre kundër Kovid-19

TË FUNDIT

Laboratori kinez “Sinovak Bajotek” sot kumtoi se është i bindur në sigurinë e vaksinës së saj eksperimentale kundër Kovid-19 pavarësisht pezullimit të një prove klinike në Brazil pas një “incidenti serioz”.

Kompania thekson se vaksina nuk është e lidhur me incidentin në Brazil.

Agjencia sanitare braziliane (Anvisa) dje kumtoi se ka vendosur të ndërpresë hetimin e vaksinës eksperimentale “Sinovak Bajotek” kundër koronavirusit të ri pas një “incidenti serioz” më 29 tetor. Anvisa nuk kumtoi detaje në lidhje me incidentin, por la të kuptohej se incidente të tilla mund të kenë pasoja edhe fatale.

Instituti Butantan i cili koordinon me testimin e vaksinave në Brazil, kumtoi se është i “befasuar” nga vendimi i autoriteteve kompetente.

Testimi i vaksinës kineze në Brazil u ndërpre në të njëjtën ditë kur kompania farmaceutike amerikane “Fajzer” (Pfizer) kumtoi se vaksina e saj ka 90 për qind efektivitet.