LABORATOR I RI PËR TEKNOLOGJINË 5G, PARTNERITET MES TELEKOM DHE FAKULUTETIT ELEKTROTEKNIK

TË FUNDIT

Borçe është student në vit të katër, në Institutin e Telekomunikimit. Tema e tij e diplomës është “Teknologjia virtuale”. Ai thotë se qëllimi i punimit të tij është të paraqitet teknologjia 5G dhe karakteristikat e saj, e cila është mjaft aktuale. Borçe shpjegon se rritja e shpejtësisë nuk është cilësia e vetme e 5G-së, por se do të ketë përmirësime edhe në performansat e tjera.

“Ajo që do ta prezantoj në punimin e diplomës është një nga platformat më të reja, me të cilën implementohet  teknologjia 5G, ai është Open source manu projekti na mundëson që të bëjmë përmirësime në performanca, që i ka pasur më parë 4G dhe tashë janë transmetuar në 5G. Shumë përmirësime, ku karekteristika kryesore në avancim që do ta ketë 5G është netëorks lajsing, e cila poashtu do të jetë e prezantuar në punimin e diplomës”, u shpreh Borçe Vanovski, student në Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike.

Studimin e tij Borçe po e punon në laboratorin e ri të fakultetit, të quajtur “Laborator i Evolucionit 5G”. ky laborator është krijuar në kuadër të laboratorit  të rrjeteve celulare dhe pa tela. Telekom Maqedoni mundëson që ky laborator të plotësohet me aparate reale të 5G për testim të performansave. Nga Telekomi i Maqedonisë thonë se për kompaninë e tyre është shumë e rëndësishme që të mësojnë përfitimet e mundhsme komerciale nga teknologjia 5G.

“Për ne është shumë e rëndësishme që t’i mësojmë përfitimet e mundshme komerciale nga teknologjia 5G, që do të jetë bazë për ndërtimin e studimit të qëndrueshëm për biznes, me të cilin do të konfirmohet se Maqedonia në një moment të caktuar do të duhet të fillojë dhe të niset në rrugën e implementimit të këtij revolucioni të ri teknologjik që është fillimi i revolucionit të ri të katërt”, tha drejtori ekzekutiv i Telekom Maqedoni, Nikolla Llushev.

Me rastin e Ditës Botërore të Telekomunikimit, u hap laboratori i parë për testimin e teknologjisë 5G, “5G evolution laboratory” në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjisë informatike.

Në këtë laborator, përmes partneritetit midis këtij fakulteti dhe Telekomit të Maqedonisë, në të ardhmen, do të kryhen teste reale 5G.

Ndryshe vitin e kaluar Kompania Telekom Maqedoni promovoi pajisjen për teknologji 5G. Demoja e parë e 5G në Maqedoni, tregoi një shpejtësi prej 3 gigabit në sekond. Ky inovacion pritet të hyjë në fuqi në vitin 2020. Telefonat e parë të mençur që do të punojnë me 5G priten të vjnë në gjysmën e dytë të këtij viti.

Përgatiti: Almedina Ismajli