Ky sërfist qielli bëri 160 rrotullime helikopterike në ajër /VIDEO

TË FUNDIT

Një sërfist qielli amerikan u ngjit në qiellin e Egjiptit, për të thyer Rekordin Botëror Guinness për shumicën e rrotullimeve “helikopterike” gjatë sërfimit në qiell.

Keith “Kebe” Edward Snyder, i cili ka fituar shumë kampionate kombëtare të sërfimit në qiell dhe ishte një alternativë për Lojërat X para se ta hiqnin kategorinë e skysurfing në vitin 2000, e fitoi rekordin botëror për rrotullime në stilin e helikopterit në qiell, mbi Piramidat e Gizës në Egjipt.

Snyder u lidh në dërrasën e tij të skysurfing dhe u hodh nga një aeroplan në lartësi prej 4 mijë e 114 metrash për tentativën e rekordeve, e cila përfundoi pasi ai arriti me sukses një rrotullim marramendës prej 160 rrotullimesh.

“Asgjë nuk mund të të përgatisë vërtet për atë që ndien. Kur dera e pasme e një aeroplani ulet dhe ti po e shikon Afrikën për herë të parë, është një ndjenjë shumë e mahnitshme, shumë e fuqishme”, tha Snyder për Guinness.

Ai shtoi se tani mendon që mund ta tejkalojë këtë sukses të tij.