Ky është pensioni që do të marrë ish-Presidenti Tramp

TË FUNDIT

Ish presidenti amerikan Donald Tramp do të marrë pension prej mbi 221 mijë dollarë në vit dhe benificione të tjera, shumë më të vlefshme se paratë.

Megjithatë, nëse Senati konfirmon revokimin e tij, ai mund të humbasë gjithçka që i takon si një ish-president.

“Nëse Senati dënon Trampin dhe konfirmon revokimin e tij, padyshim që do të duhet edhe një votim tjetër për t’i refuzuar pensioni dhe benificionet që i takojnë me ligji”, sqaroi Majkëll Gerhad  profesor i drejtësisë në Universitetin e Karolinës së Veriut, informon Si-En -En.

Përfitimet e tjera që Trampi do ti marrë, përveç pensionit të tij, mund të jenë të konsiderueshme – kompensime për udhëtime, hapësira për zyre dhe pagat e personelit mund të jenë mbi një milionë dollarë në vit për ish-presidentin. Sipas një analize nga fondacioni Unioni kombëtar i tatimpaguesve, nga viti 2000 gjithsej 56 milionë dollar janë siguruar për privilegjet dhe përfitimet e katër ish-presidentëve të gjallë.