Kuzmanovska: Në vitin 2024 kishte 1200 raste të reja me kancer të gjirit, shifër shumë më e lartë se në vitin 2023

TË FUNDIT

Në vitin që lamë pas, në 2024-tën në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1200 raste të reja me kancer të gjirit, deklaroi në Daily Click në TV21 Milica Kuzmanovska nga “Hema Onko”. Ajo thotë se në krahasim me vitin 2023, ky numër është tejet më i lartë.

“Ne nga drejtori i Klinikës për Onkologji kemi marrë shifër se këtë vit kemi 1200 pacient me kancer të gjirit, për fat të keq! Që në Krahasim me vitin e kaluar është jo shifër dy herë më e madhe, por ndoshta disa herë shifër më e madhe”, tha Kuzmanovska.