Kuvendi voton sot raportin: Meta nuk shkarkohet, propozohen ndërhyrje në Kushtetutë

TË FUNDIT

Kuvendi miraton sot raportin përfundimtar të komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga Presidenti i Republikës. 

Në konkluzionet e raportit të Komisionit thuhet se  nuk ka shkaqe të forta për shkarkimin e kreut të shtetit por proppozohen ndërhyrje në Kushtetutë për të qartësuar kompentencat e presidentit si dhe përfshirjen e një mekanizmi zhbllokues në raste të mosveprimit.

Ndërkohë më 30 korrik është parashikuar seanca për miratimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat opozita i kundërshton.