Kuvendi votoi disa pika të seancës së 47-të

TË FUNDIT

Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasdite vazhduan me votimin e pikave të seancës së 47-të. Votimi vazhdoi nga pika e 14-t, për propozim ligjin për mbështetje financiare për uljen e pasojave të shkaktuara nga Kovid-19 mbi prodhimin dhe blerjen e duhanit, me procedurë të shkurtuar.

Në kuadër të seancës së 47-të, deputetët votuan edhe për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tregti.

Deputetja Lidija Petkovska e VMRO-DPMNE-së foli për efektet që kjo zgjidhje ligjore do t’i ketë ndaj tregtisë me pakicë.

Ajo shtoi se sipas mendimit të saj e diela ditë jo pune do të thotë se është ditë jo pune për të gjithë përveç për proceset e prodhimit të cilat nuk mund të ndërpriten.

Deputetja e RDM-së Maja Moraçanin, i replikoi Petkovkës dje foli në kontekst të organizatave civile të cilat kujdesen për të drejtat e punëtorëve.

Në rend dite të seancës në Kuvend  gjithashtu ishte edhe propozimi për  zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për anëtar të Këshillit Gjyqësor, Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve e propozoi Tanja Çaçarova-Ilievskën.

Deputeti Dejanço Eftimovi, nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së lidhur me këtë propozim theksoi se vazhdon praktika për partizim në të gjitha organet gjyqësore.

Deputetja Gordana Siljanovska davkova e VMRO-DPMNE-së duke u ndërlidhur me Eftimovin theksoi se këshilli gjyqësor sipas Kushtetutës duhet të sigurojë dhe garantojë pavarësi dhe autonomi të gjyqësorit.

Kostadin Kostadinovi, deputet i LSDM-së duke u replikuar deputetëve të VMRO-DPMNE-së theksoi se gjatë Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve nuk ka pasur abstenime.

Zgjedhja për anëtar të Këshillit Gjyqësor nuk kaloi në Kuvend për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve, me ç’rast kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe informoi se për vazhdimin e saj do të ketë njoftim shtesë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nesër vazhdon me seancë të re, destinuar për pyetje të deputetëve.