Deputeti i BDI-së, Ismail Jahoski rezulton pozitiv në testin për Covid-19, bëjnë të ditur nga Kuvendi.
Ai mbrëmë është hospitalizuar në Klinikën Infektive pasi që ka pasur simptoma të virusit korona.
Nga Kuvendi thonë se ai do të jetë nën mbykqyrjen e personave profesionistë e gjithë kjo me qëllim që të parandalohet zhvillimi i komplikimeve të padëshiruara.
“Në përputhje me simptomat e shfaqur, deputeti Ismail Jahoski është testuar dhe testi i tij është pozitiv në KOVID-19.
Për shkak të kësaj, me qëllim që i njëjti të jetë nën mbikëqyrjen e personave profesionist me qëllim që të parandalohet zhvillimi i komplikimeve të padashura, deputeti Jahoski është hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup.
Apelojmë te të gjithë deputetët tjerë, krahas në Kuvend, tu përmbahen masave të mbrojtjes së shëndetit kolektiv edhe në kushte shtëpiake, sidomos në kontaktet me më të afërmit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
