Kuvendi i Armenisë nuk e pezulloi gjendjen e luftës në shtet

TË FUNDIT

Gjatë seancës të jashtëzakonshme, Kuvendi i Armenisë e refuzoi të heqë gjendjen e luftës në shtet, të shpallur më 27 shtator për shkak të fillimit të armiqësive në Nagorno-Karabahun.

Seanca parlamentare u transmetua në më shumë kanale televizive lokale.

“Tridhjetë e gjashtë deputetë votuan në “pro” heqjes së gjendjes së luftës, 56 deputet ishin “kundër”. Vendimi nuk u miratua”, kumtoi Alen Simonijan, zëvendëskryetari i Kuvendit.

Fraksionet parlamentare të opozitës, “Armenia Prosperouse” dhe “Armenia e Ndriçuar”, që e filluan debatin parlamentar, konsiderojnë se Qeveria ka përdorur gjendjen e luftës për të lejuar tubime dhe demonstrata për dorëheqjen e kryeministrit Nikoll Pashinjan.

Ministria armene e Mbrojtjes konfirmon se pas deklaratës së përbashkët të liderëve të Federatës Ruse, Armenisë dhe Azerbajxhanit në lidhje me armëpushimin në Nagorno-Karabah, Armenia dhe Azerbajxhani kanë krijuar kufij të rinj, mbrojtja e të cilave kërkon vazhdimin e gjendjes e luftës.

Më 27 shtator, situata në Nagorno-Karabah u përkeqësua dhe luftimet aktive shpërthyen në territorin e kontestueshëm. Më 9 nëntor, presidenti rus Vladimir Putin, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev dhe kryeministri i Armenisë Nikoll Pashinjan nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për ndërprerje të plotë të veprimeve ushtarke në Nagorno-Karabah. Njësitë ushtarake të Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë ndaluar pozicionet e tyre, ndërsa forcat e paqeruajtësve rusë ndodhen në rajon.