Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka filluar sot me punë.
Deputetë janë rikthyer në punë pas pushimit vjetor, megjithatë funksionimi pritet të jetë gjysmak, për shkak të fushatës të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Deputetë tani për tani po votojnë për rendin e ditës së seancës së 45-të plenare, ku janë disa pika, transmeton TV21.
SEANCA NR.45 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
24. Propozim-ligj për ndërmjetësim – leximi I;
25. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare – leximi I;
27. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra argëtuese – leximi I;
28. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mjedisin jetësorë – leximi I, I parashtruar nga: Nenad Kociq dhe Maja Moraçanin;
29. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut – leximi I, I parashtruar nga: Bojan Stojanoski, Darko Kostoski, Nikolla Micevski, Mile Lefkov, Beti Stamenkovska Trajkoska, Jovan Jauleski, Velika Stojkova Serafimovska dhe Jadranka Pockova;
30. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 131 të Ligjit për ndërtim, e parashtruar nga kryetari i komunës së Bosillovës;
31. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 119 paragrafit 2 të Ligjit për prokurime publike, E parashtruar nga: Vjollca Ademi;
32. Kërkesa për dhënie interpretimi autentik nenit 122 paragrafit 2 të Ligjit për arsim të lartë, E parashtruar nga: Sonja Mirakovska;
33. Kërkesa për dhënie interpretimi autentik nenit 45 paragrafit 1 të Ligjit për arsim të lartë, E parashtruar nga: Vjollca Ademi;
34. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 26 paragrafit (2) pikës b) të Ligjit për nëpunës administrativ dhe nenit 11-b paragrafit (12) pikave a) dhe b) dhe paragrafit (14) pikave a) dhe b) të Ligjit për zjarrëfikës, e parashtruar nga kryetari i komunës së Manastirit;
35. Raport vjetor për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2020;
36. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Sferën e Mbykëqyrjes Inspektuese dhe Procedurës Kundërvajtëse për vitin 2020;
37. Raport vjetor për punën e Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radio Televizioni i Maqedonisë për vitin 2020;
38. Raport vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020;
41. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim – leximi I./TV21
