Kuvendi duhet të sjellë zgjidhje ligjore!

TË FUNDIT

Deputetët duhet të kenë virtyte më të mëdha nga agjenda e tyre ditore politike, porositi zv.kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në takimin e sotëm në Odën ekonomike. Sipas tij Qeveria është pushtet ekzekutiv, dhe mund të sjell masa, t’i miratojë në seancë qeveritare dhe zgjidhjen ligjore ta dërgojë deri te Kuvendi, më pas nga parlamenti dhe të zgjedhurit e popullit do të varet nëse do të kenë kuorum për punë.

 “Pushteti ekzekutiv mundet që deri në një segment të caktuar të bëjë presion. Kuvendi është i pavarur dhe deputetët dhe grupet e deputetëve vendosin kur do të kenë kuorum që Kuvendi të bëjë atë që duhet të bëjë. Unë nuk do të them që ka modalitet tjetër, ne kur e krijuam zgjidhjen ligjore për pagesë financiare të pagave, të mësuar nga përvojat paraprake negative, bëmë që për ndihmë financiare për muajin shkurt, kompanitë të mund të aplikojnë gjithë periudhës në mars. Kjo do të thotë se nuk është patjetër që ligjërisht të aplikojnë deri në 10 mars për të marrë mbështetje financiare. Andaj edhe presim. Sot nëse hynë në komision parlamentarë, e në 10 ditët e ardhshme të votohet, kompanitë do të jenë në kohë me aplikimet”, deklaroi Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, dërgoi apel deri te gjithë partitë parlamentare që në seancën e sotme e cila mbahet pas një periudhe të gjatë, të miratojnë ligjet ekonomike.

 “Për sot është paralajmëruar seancë në Kuvend pas një kohe të gjatë ku duhet të kalojnë disa ligje që janë propozuar. Dëshiroj të dërgoj apel deri te gjithë grupet parlamentare, të kenë parasysh në çfarë gjende ndodhemi dhe të bëjnë përpjekje maksimale që ligjet ekonomike të kalojnë në Kuvend. Edhe pse ka vullnet të mirë nga Qeveria me bllokadë krijohet imput i keq ndaj pozitës ekonomike të kompanive”, theksoi Branko Azeski – Kryetar i Odës Ekonomike.

Çdo bllokadë e ligjeve, theksoi Azeski, d.m.th. goditje serioze për ekonominë dhe kompanitë. Njëkohësisht, ministri i financave, Fatmir Besimi, theksoi se buxheti është në suaza të projeksioneve dhe është në kondicion stabil. Shtoi se në asnjë moment gjatë kohës së krizës nuk është vendosur në pikëpyetje likuiditeti i buxhetit, ndërsa të gjithë masat që janë paraparë kanë rritur likuiditetin e ekonomisë.