Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë vazhdimin e 5 seanca plenare, atë të 26, 20, 25, 29 dhe 34.
Në seancën e 26-të, në rend dite gjendet Ligjet për shërbime mediale dhe audiovizuele, për definimin e statusit për ndërtimet ilegale, propozim ligji për plotësim të Ligjit për financim të komunave, propozim Ligji për rishqyrtim të fakteve dhe dëshmive në procedura gjyqësore dhe propozim – programi për zhvillim rural 2020-2030.
Në seancën e 20-të në rend dite do të jetë propozim ligji për huamarrje në Bankën Ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim për efikasitetin energjetik.
Në seancën e 25 do të jetë humarrja në Bankën evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projketin “Transport i shpejtë i autobusëve në Shkup” dhe leximi i dytë i Ligjit për shtetësi.
Në seancën e 29 në rend dite do të jetë Ligjit për letërnjoftime, Ligji për sanksione dhe Ligji për trashëgimi kulturore./TV21
