Kuvend, sot pritet të nis debati për propozim-buxhetin për vitin 2022

TË FUNDIT

Sot pritet në Komisioni për Financa dhe Buxhet pritet të nis debati për propozim-buxheti për vitin 2022, ndërsa debati duhet të zgjasë deri në 10 ditë, e më pas të kalojë në seancë plenare për t’u votuar. Sipas njoftimit në uebfaqen e Kuvendit, propozim-buxheti është futur në rend dite të Komisionit për Financa dhe Buxhet, të caktuar për në orën 11:0.

Në periudhën kur as pushteti e as opozita nuk kanë shumicë parlamentare, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me propozim-buxhetin për vitin 2022. Ende nuk dihet se a do të ketë shumicë të mjaftueshme me 61 deputetë për t’u votuar buxheti.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i ftuar në “Click Plus” në TV21, deklaroi se nuk pret që të ketë problem në votimin e buxhetit sepse deri kur ligji të shkojë në seancë plenare për t’u votuar, do të dihet se kush e ka shumicën parlamentare.

“Në seancë plenare pritet të hyjë diku nga 1 dhjetori, 5 ditë të zgjasë debati në seancë plenare. Kështu që nëse konvokohet seanca për buxhetin më 1 dhjetor, më 5 dhjetor, dita e pestë e debatit deri në ora 24 orë duhet të mbyllet dhe të votohet buxheti”, tha Talat Xhaferi, kryetar Kuvendi.

Buxhetin që Qeveria ka dorëzuar në Kuvend planifikon të mbledhë 3.9 miliardë euro në arkën e shtetit vitin e ardhshëm, por në të njëjtën kohë të shpenzojë 4.4 miliardë euro. Deficiti buxhetor për vitin 2022 do të kalojë 500 milionë euro. Sipas Qeverisë, këto gjysmë miliardë euro që nuk do t’i kemi dhe do të duhet t’i huazojmë, do të shpenzohen për projekte kapitale./TV21