Kuvend, debat për rebalancin e Buxhetit

TË FUNDIT

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut prej sot fillon debati për rebalancin e Buxhetit për vitin 2019.

Në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet në rend dite do të jetë propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit, raporton TV21.

Të ardhurat totale me rebalancin e buxhetit sipas propozimit janë planifikuar në nivelin 210.5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale janë përcaktuar në 228.3 miliardë denarë. Në kornizë të planifikimit të shpenzimeve dhe të ardhurave, deficiti mbetet i pandryshuar në krahasim me atë të planifikuar me buxhetin themelor, përkatësisht pozicionohet me 17.7 miliardë denarë ose 2.5 % të BPV-së.

Për subvencionimin e rritjes së pagës në sektorin privat, me rebalancin e buxhetit pritet të ndahen 400 milion denarë, për masa aktive të punësimit 200 milion denarë, do të ndahen fonde shtesë për të mbështetur bujqësinë, për prokurimin e ilaçeve për sëmundje të rralla dhe insulinë do të ndahen 193 milion denarë, 193 milion denarë për mbrojtjen e sistemit të kolektorëve të Liqenit të Ohrit, për pagimin e rimbursimit të TVSH-së.