Kushton 80 milionë euro, ja kërkesa e parë e Ancelottit për presidentin Perez

TË FUNDIT

Carlo Ancelotti dëshiron që mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde, të jetë nënshkrimi i tij i parë pas kthimit në Real Madrid si trajner kryesor.

Taktiku italian është duke i dhënë përparësi një qendërmbrojtësi të ri, por Reali do të duhet të paguajë rreth 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e Kounde, përcjellë KosovaPress.

Një numër i klubeve të Premier League janë lidhur gjithashtu me Kounden, i cili ndihmoi Sevillan të përfundojë e katërta në La Liga sezonin e kaluar.

TË NGJAJSHME