Kushtetuesja po e shqyrton kërkesën e opozitës

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bëri të ditur se është në shqyrtim kërkesa e dorëzuar nga 24 deputetët e Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit, të 3 gushtit për miratimin e amendamentit 24 të Kushtetutës që i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Sipas Gjykatës Kushtetuese vendimi do të merret në kohën e duhur, në pajtim me Kushtetutën, me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës./21Media