Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska i shkroi letër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi përmes se cilës kërkoi nga ai që ta përdor autoritetin e tij dhe në Kuvend të zgjidhen katër gjykatës të rinj.
Në letër thuhet se Kushtetuta e definon Maqedoninë e Veriut si demokraci parlamentare, ndërsa Gjykata Kushtetuese si organ e mbron kushtetutshmërinë, ligjet dhe të drejtat e njeriut dhe për këtë arsye, kjo gjykatë funksionon vetëm me 5 gjykatës edhe pse Kushtetuta parasheh përbërjen e plotë me 9 gjykatës, transmeton TV21.
“Kjo ka ndikim gjatë vendimmarrjes ku shpesh herë ndodh që propozimi të mos ketë shumicën për shkak se për momentin për 16 lëndë nuk mund të merret vendim. Krahas kësaj, theksoj se para gjykatës duhet të shqyrtohen lëndë që janë në interes të shtetit dhe ku duhet të vendosë përbërja e plotë e gjykatës”, thuhet në letër.
Në fund Kacarska kërkon nga Kuvendi të zgjedh gjykatësit e rinj dhe me këtë do të ruhej funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese./TV21
