Kushtet e Listës Serbe

TË FUNDIT

Mos privatizimi i ndërmarrjeve publike në vendbanimet serbe dhe respektimi i të drejtave të serbëve nëpër të gjithë sektorët, janë kërkesat kryesore të listës serbe për të cilat ka marrë garanci nga partnerët e koalicionit se do të respektohen, e të cilat bën që ky subjekt politik serb të kthehet në Institucionet e Kosovës, kështu i tha televizionit tonë  përfaqësuesi e Listës Serbe, Valdeta Kostiq.

Ai tha se janë siguruar që në të ardhmen nuk do të ketë  hapa të njëanshëm nga ana e partnerëve të koalicionit, posaçërisht kur bëhet fjalë për procesin e privatizimit në zonat e banuara me shumicë serbe./ 21MEDIA