Kush mund të fitojë kredi nga linja Covid 4? Aplikimi fillon më 15 korrik

TË FUNDIT

Drejtori i Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov ka treguar kushtet e kompanive të cilat mund të fitojnë kredi pa normë të interesit nga linja kreditore Covid 4.

  • Subjektet që nuk kanë shfrytëzuar mjete nga masa e parë e pakos së 5 ekonomike – gjegjësisht masa për financim të pagave për muajt shkurt dhe mars,
  • Subjektet që nuk kanë shfrytëzuar kredi nga Covid 3 nga Banka Zhvillimore dhe
  • Subjektet që nuk kanë shfrytëzuar kredi nga Covid 1 ose Covid 2.

Shuma maksimale e kredisë në Covid 4 arrin në 30 mijë euro dhe më e ulëta 3 mijë euro.

“Pagesa do të realizohet deri në 42 muaj, gjegjësisht 3 vjet e gjysmë”, tha Naumov, transmeton TV21.

Kërkesat për kredi do të parashtrohet në rrugë elektronike, në e-mail adresën kreditiranjekovid4@mbdp.com.mk, duke filluar nga 15.07.2021 nga ora 09:00.

Thirrja publike do të zgjasë 20 ditë, kurse kërkesat do të pranohen dhe përpunohen në bazë të parimit: “Kush vjen i pari, shërbehet i pari”./TV21

LEXO EDHE:
10 milionë euro për kompanitë – një përqindje e kredisë mund të shndërrohet në grant, sqaroi Besimi

Bytyqi: Ekonomia është në rritje