Sa vota do të marrë Rezoluta, të cilën sot në Parlament e dorëzoi grupi parlamentar i VMRO-DPMNE? Sipas deklaratave të deritanishme të deputetëve, janë mbledhur votat e nevojshme për miratim sepse për këtë gjë kërkohet shumicë e thjeshtë, d.m.th. ta votojnë së paku 61 deputetë. Sipas nënshkrimeve të mbledhura në Rezolutë, 44 deputetë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të votojnë PËR.
Edhe dy deputetët e partisë E Majta u prononcuan se janë Pro Rezolutës. Kjo do të thotë që vetëm këto dy parti opozitare kanë 46 vota.
Sipas deklaratave të LSDM, atë e mbështesin edhe deputetët e partisë në pushtet por edhe partitë më të vogla. Kështu që për Rezolutën do të votojnë deputetët nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, ndërsa së bashku me deputetët e DOM, Lidhjes demokratike dhe PLD, 41 deputetë nga shumica në pushtet do të japin votën e tyre “PRO”.
Në këtë nuk janë llogaritur katër deputetët e Besës të cilët veprojnë vetë dhe nuk u prononcuan nëse do e mbështesin Rezolutën, ndërsa gjithashtu për këtë gjë nuk u prononcua edhe deputeti i vetëm i PDSH, Menduh Thaçi, si dhe deputeti i pavarur i Partisë së boshnjakëve, Zekir Ramçilloviq.
Por edhe pa deputetët e lartpërmendur dhe pa partitë shqiptare, sipas pritshmërive, Rezoluta do të marrë mbështetjen e më së shumit 87 deputetëve, përkatësisht të VMRO-DPMNE dhe koalicionit, Të Majtës, nga partia në pushtet LSDM dhe partnerët e tyre të koalicionit.
Tashmë është gjithnjë e më e sigurt që deputetët nga pa rtitë shqiptare BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk do të votojnë për këtë dokument.
Sipas parashikimeve, duke pasur parasysh deklaratat e deputetëve, 89 deputetë do të votojnë PRO Rezolutës. Nuk dihet se si do të votojnë 6 deputetë, ndërsa gjithnjë e më e sigurt është që Rezoluta nuk do të mbështetet nga 27 deputetë të partive shqiptare.
