Kush do të trashëgojë titullin Duka i Edinburgut?

TË FUNDIT

Titulli i Princit Filip pas vdekjes së tij përfundimisht do t’i kalojë djalit të vogël, Princit Edward.

Duka i Edinburgut vdiq më 9 prill në moshën 99 vjeçare.

“Kur Princi Edward u martua, ai nuk u bë një dukë mbretëror si princat e tjerë, të tillë si Princi Harry apo Andrew”, ka thënë për Fox News Nick Bullen.

“Edward nuk u bë dukë gjatë martesës sepse si mbretëresha ashtu edhe Princi Filip donin që Edward të bëhej Duka i Edinburgut me vdekjen e Filip. Besoj se do të ndodhë”.

Princi Edward, 57 vjeçar, u martua me Sophie në vitin 1999. Ata kanë dy fëmijë së bashku: Lady Louise Windsor dhe James, Viscount.

Princi i Uellsit, 72 vjeç, ndërkohë është i dyti në radhë për fronin.