Kush do të thërrasë Kuvendin? Xhaferi ka tri teste negative, por ende është në Klinikën Infektive

Must Read

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të...
- Advertisement -

Pasi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është në gjendje të përkeqësuar shëndetësore dhe tashmë disa ditë është shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive, vihet në pikëpyetje edhe thirrja e seancës konstitutive të Kuvendit. Edhe pse tri testet për koronavirus kanë dalë negative, ai ende është në mjekim spitalor, kurse, siç pohojnë na Kabineti i tij, nuk bëhet fjalë për koronavisur, por vetëm për lodhje. Me këtë, mbetet e paqartë nëse kryeparlamentari, Xhaferi do ta caktojë seancën konstitutive. Edhe pse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i zyrtarizoi rezultatet zgjedhore, megjithatë, nga Kabineti i Xhaferit për TV21 thonë se – më me siguri do të mbetet afati i fundit, respektivisht 4 gushti.


“Testet të cilat kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i ka bërë për koronavirus janë negative, por ai ende ndjehet i lodhur, ndoshta edhe për shkak të fushatës zgjedhore. Prandaj akoma nuk kemi informacione se kur do të thirret seanca konstitutive në përbërjen e re të Kuvendit, por ka kohë deri më 4 gusht, kur është edhe afati i fundit”, thonë nga Kabineti i Talat Xhaferit. 

- Advertisement -

Në rast se Xhaferi nuk e mban seancën, në Nenin 9 të Rregullores së Kuvendit thuhet se këtë mund ta bëjë deputeti më i moshuar nga përbërja e re, në këtë rast – Stojan Millanov.


“Nëse mbledhjen e parë të Kuvendit nuk e thërret kryetari në largim, mbledhja mbahet në ditën e njëzetenjëtë nga dita e përfundimit të zgjedhjeve, në orën 10:00, ndërkaq të njëjtën e thërret deputeti i zgjedhur më i vjetër në moshë. Mëse edhe ai refuzon ta thërrasë, kjo e drejtë i kalohet deputetit të zgjedhur të radhës për nga mosha, deri në deputetin e zgjedhur, i cili do të pajtohet që ta thërrasë mbledhjen e parë”, thuhet në rregulloren e Kuvendit.

- Advertisement -

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, mbetet e paqartë edhe prezenca e Xhaferit në Krushevë më 2 gusht, ku duhej ta udhëhiqte delegacionin në manifestimin qendror të shënimit të Kryengritjes së Ilindenit. Siç thonë nga Kabineti i tij, do të dihet deri të premten – nëse ai do të udhëtojë në Krushevë, ku është paraparë të mbajë fjalim me rastin e 117-vjetorit të Ilindenit. Tani për tani shërbimet qeveritare nuk zbulojnë nëse janë paraparë ndryshime dhe kush do të mund ta zëvendësojë kryeparlamentarin.

- Advertisement -

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të punojnë për interesat e tyre...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë private të cilat do të...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të duhet t’i lexojnë biografitë dhe...

MPB “ruan” ish-ministren Jankullovska, Gruevski në Budapest, bashkëpunëtorët e tij më të afërt në burg

https://youtu.be/I-GFz2nm33w Përditshmëri e banorëve të rrugës “Dimçe Mirçev” numër 20, janë makinat policore, sepse vetëm 10 metra...

Jo të gjitha shkollat kanë kompjuterë dhe internet

https://youtu.be/l-Cg1Gf5xHo Ministria e Arsimit dhe Shkencës po informon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme për llojin...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -