Kush nga funksionaret do të përfshihet në “fshesën” e Zaevit i cili e paralajmëroi menjëherë pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska tha se ndryshime nuk do të ketë vetëm në kabinetin Qeveritar, por edhe në institucione të ndryshme nga të cilët qytetarët nuk janë të kënaqur me punën e tyre.
“Fokusi jonë ishte në çështjet shtetërore të mëdha dhe aty treguam rezultate, që do të thotë se Qeveria tregoi se kur e dimë çka duam saktë dhe ku japim maksimumin rezultate kemi. Kjo është njëjtë në të gjitha sektorët dhe pikërisht për këtë pas zgjedhjeve këto ndryshime kadrovike do të tregojnë se kur ekziston liri dhe kur edhe mediat edhe qytetarët nuk frikësohen që të tregojnë mendimin e tyre atëherë Qeveritë funksionojnë më mirë dhe shteti shkon përpara”, tha Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Për zërat në opinionin se pas zgjedhjeve presidenciale do të ketë ndryshime kadrovike edhe në Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, zv/ministri Makraduli, tha se kjo është e drejtë ekskluzive e kryeministrit Zaev.
“Është vendim i kryeministrit. Gjithkush vlerëson se si ke punuar, por vendimi gjithsesi është i kryeministrit”, u shpreh Jani Makraduli, zëvendësministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Por pse Zaev pikërisht në fushatë zgjedhore nxori në sipërfaqe idenë për “fshesën”. Sipas Nënkryetarit të BDI-së IZet Mexhiti, kryeministri këtë mund ta ketë bërë që t’i nxitë qytetarët të dalin sa më shumë në votime për tu arritur censusi i zgjedhjeve.
Mendoni që Zaev po e paralajmëron fshesën për t’i nxitë anëtarët e vet ose elektoratin e vet që të dalim më shumë në zgjedhje dhe të arrihet censusi?
“Ashtu shihet prej anash, por përgjigjen konkrete do ta kërkoni nga zotëri Zaev”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
Pas rezultatit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, kryeministri Zoran Zaev menjëherë ne fjalimin e tij në Komunën e Karposhit paralajmëroi se do të ketë shkarkime dhe ndryshime në nivel lokal dhe qendror.
Përgatiti: Valmira Zendeli
