Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski po e pret fjalën e kryeministrit Zaev për të dhënë dorëheqjen. Nikollovski tha se deri tani nuk është propozuar ndonjë emër për zëvendësimin e tij, dhe se për këtë do të vendos kryeministri. Nikollovski paralajmëroi hapjen e vendeve të reja të punës në sektorin e ipard fondeve dhe ftoi qytetarët që të mos ikin nga vendi, por të konkurrojnë në ato vende pune të cilat do të jenë me afat të pacaktuar. Para disa ditëve në mbledhjen e këshillit qendror të LSDM-së u vendos që Nikollovski të tërhiqet nga posti i tij ministër, për tu emëruar si sekretar gjeneral të LSDM-së.
“Ajo varet nga mandatari se kur do t’i kryej bisedimet dhe kur do te arrij marrëveshje eventuale për ministër tjetër. Ajo që është e sigurt, është ajo që unë më nuk do të jem Ministër i bujqësisë. Nuk ekziston rrezik, pasi që unë javën e fundit kam biseduar intenzivisht me kryeministrin dhe e njoftova për gjendjen, sektorët dhe politikat, qëndrueshmërinë dhe përparimin, për gjithçka që ka lidhje me ministrinë. Konstatimi i parë i përbashkët ishte se ajo duhet të vazhdojë, dhe se është arritur përparim serioz”, tha ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski.

