Kush do ta zëvendësojë Shekerinskën në LSDM? Ngasin bashkë motoçikletë, Zaev dhe Filipçe pranë njëri-tjetrit edhe në LSDM

TË FUNDIT

Kishim rastin që disa herë ta shohim ministrin Venko Filipçe në shoqëri me kryeministrin Zoran Zaev në përditshmërinë e tij private. Të dy shpeshherë kur kanë kohë të lirë së bashku ngasin motoçikletë. Por, sa kanë gjasa që kjo afërsi mes tyre të jetë paralajmërim – Zaevi në kongresin e nesërm ta propozojë Filipçen për zëvendës të tij? Edhe pse në opinionin publik tashmë një kohë të gjatë spekulohet se pikërisht ai do të zgjedhjet, megjithatë ministri i Shëndetësisë, thotë se me liderin e LSDM-së deri më tani nuk kanë folur për emërimin e tij të mundshëm në vendin e Radmilla Shekerinskës si nënkryetar i partisë.

“Me kryetarin Zaev nuk kam folur mbi këtë temë. Jemi të përqendruar në menaxhimin e këtij procesi, në krizën dhe vaksinimin. Besoj se do të bëjë ekipin më të mirë siç ishte deri më tani dhe se do të vazhdojë të punojë me sukses në fushën e zbatimit të të gjitha politikave të suksesshme, njëjtë siç ishte deri më tani”, deklaroi Filipçe.

Pas 8 vjetëve, Shekerinska si nënkryetare e LSDM-së po tërhiqet na kjo pozitë e lartë partiake. Ajo sot nuk dha përgjigje konkrete nëse do të mbetet në LSDM-në, vetëm porositi se më shumë duhet folur për gjëra thelbësore dhe reale, e më pak kohë të humbet në dezionformata dhe intriga.

“Konsideroj se nuk duhet të jem pjesë e strukturës menaxhuese të LSDM-së në periudhën e ardhshme dhe kjo vlen për të gjitha funksionet. Kështu që, mendoj se do të ishte joserioze të lëvizem nga një pozitë në pozitë tjetër. Kam dëgjuar gjithçka për tre vjet dhe nuk ka ndodhur kurrë. Do të doja të flisnim pak më shumë për gjëra thelbësore dhe reale dhe më pak kohë të humbim në dezinformata dhe intriga”, tha Shekerinska.

Gjatë periudhës së fundit, socialdemokratët u përballën me trazira politike. Këtë e dëshmon edhe rasti me drejtorin e Inspektoratit të Tregut, Stojko Paunovski, kurse pakënaqësi ka edhe në këshillat komunalë. Ohri, Komuna Qendër dhe Kumanova janë vetëm disa nga komunat në të cilat anëtarët e pakënaqur dhe ish-funksionarët e lartë të LSDM-së paralajmëruan se do të dorëzojnë lista të pavarura për deputetë. Ata nuk e përjashtojnë mundësinë që pas zgjedhjeve lokale të formojnë parti të re politike.