Kurti: “Zajednica” dhe “shkëmbimi territorial”, përpjekje të njëjta të Beogradit për ndarjen e Kosovës”

Must Read

Nikollovski: Më nuk jemi pjesë e shteteve të pakënaqshme në nivel global sa i përket korrupsionit

Maqedonia e Veriut ka arritur progres të rëndësishëm dhe thelbësor në pjesën e luftës kundër korrupsionit me...

Lavrov: “Rrjedha Veriore 2” u bë çështje nderi për Gjermaninë

Ndërtimi i gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2” u bë çështje nderi për Gjermaninë, deklaroi shefi i diplomacisë ruse,...

SHBA-ja, Rusia dhe Kina shkëmbyen akuza për pandeminë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së KB-së, Kina, SHBA-ja dhe Rusia ndërmjet vete shkëmbyen akuza se...
- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte deklaroi se “Zajednica” dhe “shkëmbimi territorial”, janë emra të ndryshëm të përpjekjes së njëjtë të Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Kreu i VV-së në Facebook u shpreh se “kur duket që një situatë nuk po ndryshon për një kohë të gjatë, ka mundësi që bëhet fjalë për një kthim prapa që tashmë ka ndodhur”.

- Advertisement -

“Teksa lexoja librin “Standardet dhe Statusi” të ish PSSP-së, Joachim Ruecker, më përkujtohet se dikur decentralizimi etnik, ndërkaq sot “Zajednica” dhe “shkëmbimi territorial”, janë emra të ndryshëm të përpjekjes së njëjtë të Beogradit për ndarjen e Kosovës. Ja një paragraf nga faqja 61 e këtij libri: “Në lidhje me çështjen e decentralizimit, e cila ishte shumë e diskutueshme, plani kërkoi të pajtojë kërkesat e kundërta. Fillimisht, Koshtunica kërkoi ndarjen e plotë të Kosovës, e cila parashikonte copëtimin e saj territorial përgjatë vijave etnike. Kjo kërkesë u rrëzua gjatë negociatave dhe në vend të kësaj Beogradi propozoi krijimin e 12 komunave me shumicë serbe në Kosovë, pjesërisht të lidhura gjeografikisht, me një nivel të lartë të autonomisë, lidhje të forta ndër-komunale dhe lidhje të drejtpërdrejta institucionale me Beogradin”, shkruan Albin Kurti në Facebook.

Sipas kreut të VV-së me koncesione të reja, vendi ynë po shtyhet prapa./21Media

Kur duket që një situatë nuk po ndryshon për një kohë të gjatë, ka mundësi që bëhet fjalë për një kthim prapa që tashmë…

Gepostet von Albin Kurti am Montag, 14. September 2020
- Advertisement -

- Advertisement -

Nikollovski: Më nuk jemi pjesë e shteteve të pakënaqshme në nivel global sa i përket korrupsionit

Maqedonia e Veriut ka arritur progres të rëndësishëm dhe thelbësor në pjesën e luftës kundër korrupsionit me çka më nuk është në...

Lavrov: “Rrjedha Veriore 2” u bë çështje nderi për Gjermaninë

Ndërtimi i gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2” u bë çështje nderi për Gjermaninë, deklaroi shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

SHBA-ja, Rusia dhe Kina shkëmbyen akuza për pandeminë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së KB-së, Kina, SHBA-ja dhe Rusia ndërmjet vete shkëmbyen akuza se e kanë politizuar pandeminë e...

Pahor pritet në vilën “Vodno” me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake

Presidenti slloven Borut Pahor, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, paradite në vilën “Vodno” u takua me presidentin...

Sulmohen 5 policë në Veles, njëri me lëndime të rënda në kokë

Pesë policë të cilët mbrëmë u sulmuan nga dru-vjedhësit në zonën e fshatit Stepanci, u sollën në spitalin e Përgjithshëm në Veles.
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -