Kurti u vaksinua kundër Covid-19

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është vaksinuar kundër Covid-19.

Ai sot ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Kurti është bërë personi i parë që mori vaksinën për imunizimin ndaj Covid-19.

“S’jam këtu të shfrytëzoj privilegjin, por për t’i inkurajuar qytetarët”, ka deklaruar Kurti pasi mori dozën e parë të vaksinës.