Kurti: Të gatshëm për dialog me Serbinë me synim njohjen e ndërsjellë

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se është i hapur për dialog me synimin për arritje të njohjës së ndërsjellë me Serbinë.

Ai shtoi se njohja e pavarësisë së Kosovës është e domosdoshme dhe se nuk ka kthim prapa e nuk do të ketë përsëritje të tragjedive.

“Ne do të jemi të hapur për takime e dialog, me synim arritjen e njohjes së dyanshme, siç është shprehur edhe presidenti amerikan Joe Biden. Kosova është e interesuar për zgjidhjen e këtij problemi, por zgjidhje mund të jetë vetëm njohja e pavarësisë, që tashmë është bërë nga shumica e shteteve të OKB-së, nga 22 prej 27 shteteve të BE-së e nga 26 prej 30 shteteve të NATO-s, e ku në të gjitha është Italia. Njohja e Kosovës e ndihmon Serbinë, e çliron prej mentalitetit sundues e spastrues të trashëguar prej Millosheviqit”, tha Kurti në seancën të organizuar në Kuvend me rast të vizitës së ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio./21Media