Kurti takoi Borrellin, i kërkoi që të mos e injorojë luftën hibride ruse në Ballkan

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin për Diplomaci që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Kurti ka njoftuar se është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Në Twitter, Kurti ka shkruar se ka kërkuar nga Borrell të mos e injorojë luftën hibride ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi një luftë në Evropë. Sanksionet kundër Rusisë janë minimumi që mund të bëjmë. Kërkova nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, më shumë vëmendje drejt Ballkanit Perëndimor si dhe të mos injorojë luftën proksi dhe hibride të Rusisë në rajonin tonë”