Kurti: Qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizmit dhe romantizimit të Faton Hajrizit, patriot është Afrim Bunjaku e Enver Zymberi

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për rastin e Faton Hajrizit nevojitet një hetim vendor dhe ndërkombëtarë.

Kurti në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, tha se qytetarët nuk duhet të bien pre e euforisë së heroizmimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit.

Sipas tij, hero dhe patriot është rreshteri Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit si dhe polici Enver Zymberi, që u vra gjatë vitit 2011.


“Qytetarët e vendit tonë të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriot në Republikën e Kosovës është rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë në Banjskë të Zveçanit, patriot janë 23 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të rënë në krye të detyrës që dëshmuan përkushtimin për shërbim deri në sakrificë, e pikërisht në këtë javë, 26 korrikun, për të tretin vit radhazi e shënojmë si ditë memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, datë që përkon me rënien enjë patrioti tjetër të ditëve tona, heroit Enver Zymberi, që u vra në krye të detyrës në Zupç të Zubinpotokut më 2011”, tha Kurti.