Kurti: Qeveria e re s’do t’i ketë më pak se 5 ministre

TË FUNDIT

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, kanë mbajtur marshin sot nëpër rrugët e kryeqytetit, e pjesë morën edhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani dhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti i cili njëherë është edhe fituesi i zgjedhjeve të fundit.

“Patriarkati vret”, “Poshtë patriarkati”, Edhe sa jetë të humbura”, ishin disa nga thirrjet e marshuesvе.

Lideri i Vetëvendosjen, Albin Kurti tha se me qeverinë e re, do të kujdesen që të kenë barazi gjinore.

“Sot së bashku me Presidenten Vjosa Osmani jemi bashkangjitur marshin paqësor, duke u solidarizuar me kërkesat të cilët janë kundërshtim i hapur publik, kolektiv i shtypjes së gruas dhe shfrytëzimit të saj, me qeverinë e re, ne do të kujdesemi që të kemi edhe barazi gjinore, sepse pa të nuk mund të kemi barazi shoqërore. E kjo nënkupton ta luftojmë çdo lloj të diskriminimit e posaçërisht atë gjinor. Urime 8 marsi të gjitha grave dhe vajzave jo vetëm në Kosovë dhe kjo ditë ndërkombëtare le të na përkujtoj secili prej nesh se duhet të punojmë përditë për gratë të cilët janë gjysma e popullsisë në numër, e edhe më shumë së gjysma për nga rëndësia që kanë në shoqëri dhe në shtëpi”, tha Kurti.