Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur në gjuhën serbe gazetarëve serb, në lidhje me të ashtuquajturin asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, përcjell TV21. Kurti thotë se Serbia nuk mund të kërkojë diçka, për te cilën nuk është e gatshme ta bëj vetë.
“Duhet të thirremi në reciprocitet. Nuk mundesh të kërkosh diçka nga dikush tjetër, nëse nuk je në gjendje që ta vendosësh atë kërkesë si princip të marrëdhënieve, që edhe në Serbi të ekzistojnë bashkësi të tilla. A është Serbia e gatshme të ketë asociacion të komunave me shumicë që janë hungarezë, që janë rumunë, boshnjak ose myslimanë në Sanxhak, që janë shqiptarë në Luginën e Preshevës. Nuk mundesh tani të kërkosh tek tjetri atë që nuk je i gatshëm ta bësh në shtëpinë tënde”, tha mes tjerash Kurti./tv21.tv
