Kurti “pre” e iluzioneve me letra

TË FUNDIT

Një iluzionist letrash ka publikuar një video ku shihet teksa realizon truqet e tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Në videon e publikuar shefi i qeverisë kosovare shihet në qendrën e Prishtinës duke i tërhequr letrat që ia ofron Adrian Kqiku, derisa ky i fundit, me truqet e tij ua ndërron numrat e ngjyrat.

VIDEO: https://video.gjirafa.com/snaptik-7102816808062782725-florian-gashi-mp4

Kurti edhe më herët është shfaqur i hapur të provoj fatin përballë kësi magjistarësh. Ai është parë edhe 7 vjet më herët në një tjetër kësi rrethane, diku në Gjilan. Momentin mund ta gjeni nga minuta 2:45 në videon e bashkëngjitur.