Me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e aktivistë tjerë kanë bërë homazhe pranë varrit të tij.
Kryeministri Kurti tha ndër tjerash se Dehari është një aktivist qq nuk shuhet kurrë.
“…Sot janë mbushur gjashtë vjet pa aktivistin, studentin, patriotin shembullor, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje e ka pranë në zemër ashtu siç Astriti e kishte Vetëvendosjen në zemër. Dhe sot Astrit e Arbënori janë të varrosur pranë njëri-tjetrit dhe në këtë gjashtëvjetor të vdekjes së Astrit Deharit në burg të Prizrenit. Astrit Dehari është aktivisti i cili nuk shuhet kurrë dhe i cili na bën që ne t’ia përkujtojmë rrugën për të ardhur deri këtu”, tha Kurti.
Kurse, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se fajin për mosndriçimin e rastit të vdekjes së Dehairt e ka Prokuroria.
“Në fakt do të donim drejtësi për Astritin, por që fatkeqësisht atë nuk e kemi dhe sigurisht përgjegjësinë kryesore e mban Prokuroria, sepse ajo është përgjegjëse për hetimin e rrethanave të vrasjes së Astrit Deharit”, deklaroi ajo.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari u gjet i vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në qelinë e burgut në Prizren, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës./21Media
