Kurti pas takimit me Osmanin: Do të bëjmë çmos që me idenë e kompromisit ta konstituojmë Kuvendin

TË FUNDIT

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti u deklarua pas takimit me presidenten Vjosa Osmani lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Kurti tha se do të bëjnë çmos se deri në afatet e fundit që ka përcaktuar Kushtetuesja ta konstituojnë Kuvendin.

“Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit me konsultime të dendura konstruktive dhe gjkithashtu me idenë e konsensusit apo kompromisit ta realizojmë këtë gjë që më pastaj të kalojmë të formimi i qeverisë së re”, tha Kurti

“Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tash zonja presidentja do të ketë takime edhe më përfaqësuesit e partive tjera politike e mbase në fund të shohim se a kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim, sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë.

Unë besoj se duhet t’i japim shancë edhe takimeve të tjera dhe në fund të shohim se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë.