Kreu i VV-së Albin Kurti në takim me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje iu ka kërkuar anëtarëve që të fitojnë “edhe kampionatin edhe kupën”, duke aluduar për zgjedhjet lokale dhe qendrore.
Kurti është shprehur se zgjedhjet do të mbahen në 2025-n pasi “opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”.
“Për qeverisje qendrore e komunale, nga zgjedhjet parlamentare e lokale le të fitojë Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2025 edhe kampionatin edhe kupën. Kjo kërkon të jemi të gatshëm dhe të përshtatshëm, të guximshëm për lojë ekipore e edhe shkëlqim individual. Jam i sigurt se bashkë me ju do t’ia dalim, Kosova ka nevojë për zhvillim e ndryshim sa më të shpejtë, për sovranitetin e demokraci më të fortë”, ka thënë Kryeministri Kurti.
