Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me arsyetimin se është në vendin e dëshmorëve në Gllogjan, ka refuzuar të flas lidhur me aktakuzën ndaj ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu.
“Në vendin e dëshmorëve nuk mund të flasim për politikat e ditës”, tha shkurt kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Në ditën kur Qeveria Kurti mori detyrën, u kuptua se ndaj ministrit Aliu është një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për kohën sa ishte drejtor në Komunën e Prishtinës. Edhe pse ai u deklarua se nuk ka pasur njohuri për aktakuzën, Prokuroria Themelore në Prishtinë u shpreh se deklarimi i Aliut nuk qëndron.
Kurti bashkë me kabinetin e tij qeverisës sot nisi ditën me homazhe në Prekaz, për të vazhduar më pas me homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan./21Media
