Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës e ka quajtur të padrejtë dhe dritëshkurtër vendimin për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.“Edhe zëri i qytetarëve të Kosovës duhet të dëgjohet nga ju. Veprimi për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës është i padrejtë dhe dritëshkurtër”, ka thënë Kurti.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe zhvillimin ekonomik e reformat në drejtësi në kuadër të forcimit të shtetit. Ai ka thënë se të gjitha reformat janë në agjendë për reformë evropiane.
