Kurti me kritika të ashpra ndaj BE-së, Kosova edhe pas tre vjetëve ende po pret liberalizimin e vizave

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi ashpër sepse Prishtina ende është duke pritur për liberalizim të vizave. Zgjerimi i BE-së duhet të vazhdojë edhe më tej dhe të gjithë të bëhemi pjesë e Evropës. Ne jemi Evropë, por BE-ja duhet të bëhet evropiane, porositi Kurti. 


“Kaluan 3 vjet pasi Komisioni Evropian për së dyti herë propozoi liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Është një padrejtësi e madhe kjo mungesë drejtësie për qytetarët e vendit tonë të cilët vuajnë shumë. Ne kemi shpresë se në këtë Samit BE-ja do të mbetet e drejtë në thelbin e saj – e ai është zgjerimi. Si projekt tejet i rëndësishëm politik dhe proces historik për paqe dhe prosperitet pas Luftës së Dytë Botërore, BE-ja duhet të vazhdojë me zgjerimin e saj dhe ne të bëhemi evropianë. Ballkani Perëndimor është rajon i cili mungon që BE-ja të bëhet Evropë. Ne jemi Evropë, por BE-ja duhet të bëhet Evropë”, tha Albin Kurti – kryeministër i Kosovës.