Pas shpërthimit të së premtes në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc sot këtë vend e kanë vizituar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, por edhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.
Pas sulmit, Kurti theksoi se përgjegjësia për këtë vepër duhet të kërkohet te Serbia.