Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e Jasharëve, për përvjetorin sulmit të dytë ndaj tyre.
Kurti ka folur edhe për ndërhyrjet emergjente që janë duke u bërë te Kulla, duke thënë se është një margaritar i historisë sonë të lavdishme.
“Sot me rastin e 24 vjetorit të sulmit mbi Jasharët, në 22 janarin e vitit 1998 erdhëm të bëjmë homazhe tek varret e tyre dhe njëkohësisht më pas të shikojmë se si janë duke u bërë ndërhyrjet emergjente në kullën e Jasharëve, si janë duke u bërë shtrëngimet fillestare në mënyrë që kjo ndërtesë të mos degradohet dhe të mbrohet”, tha Kurti.
“Para se të ndodhte Epopeja e UÇK-së ka pasur edhe sulme tjera mbi këtë kullë, sulmi i parë në këtë kullë është në vitin 1991, ne e kemi obligim institucional kombëtarë e shoqëror që këtë objekt të historisë të veçantë të Kosovës dhe kombit shqiptarë në përgjithësi ta mirëmbajmë sepse është një margaritar i historisë sonë të lavdishme e njëkohësisht edhe të dhimbshme”.
